Turizmi global, humbje prej 3 trilionë eurosh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kufizimet lidhur me COVID-19 do të sjellin në muajt e ardhshëm një mungesë fitimi që pritet të arrijë nga 1.2 deri në 3.3 trilionë eurosh për turizmin dhe industrinë, sipas një vlerësimi të OKB-së.

Sipas një studimi të ri të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe zhvillimin (Cnuced), turizimi, që numëronte rreth 300 milionë punonjës në botë në 2019, është një prej sektorëve më të prekur nga kriza.

Dokumenti bazohet në vlerësimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (OBT) sipas të cilës, rënia e kërkesës për udhëtimet ndërkombëtare mund të përkthehet në një rënie nga 850 milionë në 1,1 miliard turistë ndërkombëtarë.

Share This Article