Autoritet në Kinë kanë njoftuar se në këtë shtet janë rregjistruar mbi 1 miliardë e 839 milionë udhëtime të brendshme turistike gjatë pushimeve verore nga muaji korrik deri në gusht.
Prej tyre afro 82.5 milionë udhëtarë hynë dhe dolën nga ky vend, me një mesatare prej 1 milionë 397 mijë në ditë , duke shënuar një rritje prej 19.88 për qind krahasuar me periudhën nga maji në qershor.
41.19 milionë ishin banorë nga pjesa kontinentale, 32.4 milionë nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut, Makaos, e Tajvanit, ndërsa 5.06 milionë ishin shtetas të huaj.
Sipas Akademisë së Turizmit, nurmi i lartë i udhëtimeve ka krijuar të ardhura në vlerën e 164 miliardë dollarëve.
Tregu kinez i turizmit regjistroi një rimëkëmbje të fortë këtë verë, me fluksin e udhëtimeve që pritet të zgjatë deri në pushimet e Ditës Kombëtar, nga data 1 deri më 7 tetor.
Kohët e fundit, agjencitë kineze të udhëtimeve kanë pasur një rritje të regjistrimeve për udhëtime jashtë vendit gjatë pushimeve të Ditës Kombëtare.
Sipas disa agjencive të udhëtimve në Shangai, linjat turistike për në Zvicër, Francë, Itali si dhe për në Zelandën e Re, janë rezervuar plotësisht.