Turizmi në Spanjë shënon rënie 75 për qind

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i turistëve të huaj që e vizituan Spanjën ra për 75 për qind në korrik në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara të martën.

Kjo rënie bëri që shteti i Evropës Jugore të ketë dhjetëra miliardë euro më pak të hyra këtë vit, të cilat i realizonte zakonisht në vjetët para pandemisë, shkruan The Guardian.

Spanja, që zakonisht është vendi i dytë me më së shumti vizitorë në botë, pas Francës, mesatarisht ka pasur 80 milionë turistë në vit. Sidoqoftë, vetëm 2.5 milionë e vizituan këtë vend në korrik, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Spanjoll të Statistikave.

Turistët e huaj i shpenzuan 14.29 miliardë euro në Spanjë deri në korrik, 73 për qind më pak se 52.36 miliardë eurot që u shpenzuan vitin e kaluar.

Britanikët mbetën grupi më i madh që e vizitoi Spanjën gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, pavarësisht rënies prej 77 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Pandemia e ka goditur turizmin edhe në vendet e tjera, kryesisht për shkak të masave kufizuese në udhëtimet ndërkombëtare dhe kërkesave për izolim e testim.

Share This Article