Turmat e ukrainasve formuan një barrierë për të ndaluar futjen e forcave ruse në centralin bërthamor në qytetin Enerhodar.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga një zyrtar ukrainas tregojnë njerëz – disa që mbajnë flamuj ukrainas – të mbledhur para dhe rreth barrikadave të makinave, kamionëve, gomave dhe thasëve me rërë.
Në Enerhodar ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
“Qyteti ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë po përgatitet për një betejë me pushtuesit. Central bërthamor ruhet nga heronjtë e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Ata nuk do të dorëzohen, do të ketë një luftë, predha do të qëllojnë pranë termocentralit bërthamor. Ata nuk do të jenë në gjendje të depërtojnë nëpër guaskën e betonit të reaktorit, por patjetër do të dëmtojnë transformatorët, turbinat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për sigurinë e
termocentralit bërthamor”, tha zyrtari.