Turpërim historik për Manchester City, Bodo Glimt i mund në Champions

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas derbit të humbur, Manchester City konfirmon krizën e thellë të këtij sezoni. Skuadra e yjeve të drejtuar nga Pep Guardiola pësoi një disfatë të papritur edhe në Champions, në fushën e Bodo Glimt. Dueli në Norvegji përfundoi me fitoren 3-1 për vendasit, që krahasuar me “citizens”, në letër janë një skuadër modeste.

Heroi i ndeshjes ishte Hogh, i cili realizoi dy gola në harkun e 120 sekondave. Ai shfrytëzoi pakujdesitë e mbrojtjes së anglezëve në minutat 22 dhe 24, duke vendosur në pozita mjaft të mira Bodo Glimt. Ish-lojtari i Milanit, Hauge, shënoi edhe golin e tretë në minutën e 58-të të sfidës.

Miqtë provuan të ktheheshin në lojë me golin e Cherki pas një ore lojë, por misioni u komplikua nga kartoni i kuq për Rodri. Ai episod vulosi humbjen historike të Manchester City-t, në ndeshjen e parë të luajtur kundër Bodo Glimt.

Edhe pse ka ende shumë ndeshje për të luajtur në xhiron e parafundit të grupit të përbashkët të Champions League, nuk ka dyshim që kjo është befasia më e madhe. Për më tepër, kjo ishte edhe fitorja e parë e Bodø/Glimt në këtë edicion të eventit më të rëndësishëm për klube.

Share This Article