Turqi, 100000 të infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në Turqi ka kaluar pragun e 100 000 personave, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Një total prej 101 790 raste janë regjistruar në Turqi, sipas të njëjtit burim.

“Pandemia ka shkaktuar 115 vdekje dhe 3 116 raste të reja në 24 orët e fundit”, tha Koca në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Deri më tani, një total prej 2 491 personash kanë vdekur nga COVID-19 në Turqi.

Një mbyllje katërditore ka filluar sot në 31 qytete turke, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin. Kjo përpjekje për të ngadalësuar epideminë do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës.

Qeveria ka ndërmarrë tashmë një seri masash kundër pandemisë, përfshirë mbylljen e shkollave dhe universiteteve, ndalimin e tubimeve dhe mbylljen e shumë hapësirave publike, dyqaneve, restoranteve.

Share This Article