Turqi/ 11 mijë vite burg për themeluesin e bursës së kriptomonedhave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 11 196 vjet, 10 muaj dhe 15 ditë për mashtrim shtetasin Faruk Fatih Ozer, themeluesin e bursës për kriptomonedhat, Thodex.

Në dhënien e verdiktit ditën e enjte (7 shtator) vonë, gjykata dënoi Ozerin dhe dy familjarët e tij me burgim të njëjtë, duke i shpallur fajtorë për mashtrim të rëndë, duke qenë në krye të një organizate kriminale dhe për pastrim parash.

Ozeri e themeloi bursën Thodex në vitin 2017 dhe u arratis në Shqipëri kur Thodex falimentoi. Ai u arrestua nga autoritetet shqiptare në gusht të vitit 2022, pasi kërkohej nga Interpoli.

Ai u shfaq i penduar në seancën e tij të fundit.

Jam aq i zgjuar sa mund të udhëheq çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme nga kompania që themelova në moshën 22 vjeç. Nuk do të kisha vepruar si amator po të ishte një organizatë kriminale,” u shpreh Ozer para gjyqtarëve, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Nga falimentimi i bursës Thodex e pësuan rreth 400 mijë investitorë, por fatura financiare nuk është e qartë.

Prokuroria turke vlerëson se janë zhdukur rreth 356 milionë lira (13 milionë dollarë), por mediet turke raportojnë se shifra shkon deri në 2 miliardë dollarë.

Ozer u ekstradua nga Shqipëria në Turqi në muajin prill të këtij viti pas një procesi të gjatë ligjor.

Përgjatë gjithë procesit gjyqësor janë shoqëruar mbi 83 persona dhe 21 janë marrë të pandehur duke rrezikuar deri 40 564 vjet burg së bashku.

Share This Article