Turqi, 40 viktima nga përmbytjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 40, thanë autoritetet.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të vendit të mërkurën, duke lënë 34 persona të vdekur në provincën e Kastamonu, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Po ashtu, gjashtë të tjerë vdiqën në provincën Sinop, ndërsa përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar për një individ në provincën Bartın.

”Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet”, shtohet në deklaratë.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1 380 në Kastamonu dhe 526 në provincën Sinop.

Dje, presidenti Recep Tayyip Erdogan vizitoi Bozkurtin, në Kastamonu, zona më e goditur nga përmbytjet.

”Ne do të bëjmë çmos si shtet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë se do të ngrihemi përsëri në këmbë”, tha ai.

Më vonë gjatë ditës, Erdogan njoftoi se vendet e prekura janë shpallur zonë të fatkeqësisë natyrore.

Share This Article