Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, deklaroi se me 78 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 3 336 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Turqi.
Në llogarinë e tij në Twitter, Koca njoftoi se numri i të infektuarve me koronavirus në vendin e tij po ashtu është rritur në 124 375, me 1 983 raste të reja të konfirmuara.
Ministri turk po ashtu theksoi rritjen e numrit të shëruarve nga koronavirusi në 58 259, me 4 451 të shëruar në 24 orët e fundit.