Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia raportoi shifër rekorde prej 59.187 rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, përfshirë mbi 2.700 raste me simptoma, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 3.96 milionë, ndërsa shifra e të vdekurve shkoi në 34.455 pas 273 rasteve të reja fatale të martën, shkruan Anadolu.

Mbi 52 mijë pacientë në Turqi e fituan betejën kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 3.4 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri më tani, në Turqi për Covid-19 janë testuar më shumë se 42 milionë njerëz, ndërsa vetëm nga e hëna janë kryer rreth 306 mijë testime.

Sipas të dhënave më të reja, në gjendje kritike në mbarë Turqinë janë 2.951 pacientë.

Që nga 14 janari, kur nisi fushata e vaksinimit, mbi 19 milionë doza të vaksinave janë dhënë. Mbi 11 milionë njerëz e kanë marrë dozën e parë, ndërsa rreth 7.7 milionë të tjerë e kanë marrë edhe dozën e dytë.

Share This Article