Një lajm i mirë vjen nga Turqia! Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka njoftuar se numri i të shëruarve ka arritur 70 përqindëshin e shifrës totale të të infektuarve.
“Numri i të shëruarve ka arritur 70 përqindëshin e shifrës totale të të infektuarve. Nga 141.457 pacientë, 98.889 janë shëruar”.
“Turqia ka kapacitet prej 50 mijë testeve të COVID-19 në ditë, por nuk ka nevojë për një sasi të tillë për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja”, thotë më tej Ministri turk.
Ministri turk shprehet pozitivë për situatën pandemike në vend duke thënë se tashmë çdo gjë është nën kontroll.
“Turqia regjistron numër të qëndrueshëm të të shëruarve në javën e pestë nga rasti i parë me COVID-19, pandemia është nën kontroll”.