ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 6 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 6 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 6 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 6 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

albnews by albnews
25 December, 2025
in Bota
0
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Bastisjet masive janë kryer në 124 adresa nëpër Stamboll, ka bërë të ditur kryeprokurori i qytetit. Në aksion janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.

RelatedPosts

Bie çmimi i kokainës, trafikantëve nuk u dalin kostot, ripërdorin “narko-nëndetëset”

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA

Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.

Policia i ka arrestuar 115 të dyshuar, mirëpo përpjekjet janë duke vazhduar për t’i arrestuar edhe 22 të tjerë, është thënë në deklaratë.

Zyra e Prokurorit ka thënë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me operativë të IS-it jashtë Turqisë.

Ky njoftim vjen dy ditë pasi agjentë të inteligjencës turke kanë kryer bastisje kundër grupit në kufirin afgano-pakistanez.

Një shtetas turk që dyshohet të ketë pasur rol me rëndësi në një krah të IS-it në rajon, është ndaluar dhe është akuzuar për planifikim të sulmeve kundër civilëve.

Shërbimet turke të sigurisë shënjestrojnë rregullisht të dyshuar për lidhje me IS-in.

Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku grupi vazhdon të operojë në disa rajone.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me Qeverinë turke, është zotuar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i çrrënjosur elementët e IS-it që kanë mbijetuar.

SHBA-ja ka nisur një valë sulmesh kundër pozicioneve të grupit nëpër Siri ditë më parë, si përgjigje ndaj vrasjes së tre amerikanëve.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil janë vrarë nga sulmues të armatosur të IS-it më herët gjatë këtij muaji./REL 

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result