Bota
Turqia bllokon aksesin në Instagram
Turqia ka bllokuar aksesin në platformën e mediave sociale, Instagram. Lajmin e bëri të ditur rregullatori i Teknologjisë së Informacionit në vend të hënën, por duke mos dhënë një arsye apo një afat kohor për bllokimin.
Kjo lëvizje pason komentet e bëra të mërkurën nga zyrtari turk i komunikimeve Fahrettin Altun, i cili e kritikoi platformën për atë që ai e cilësoi si vendimin për të bllokuar postimet në të cilat bëheshin ngushëllime për vrasjen e Ismail Haniyeh, zyrtar kyç i grupit militant palestinez, Hamas.
“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht,” tha Altun, drejtor i komunikimit në Presidencën turke me anë të një postimi në platformën “X”, teksa shtonte se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimin e tij.
Vendimin, Autoriteti i Teknologjisë dhe Komunikimit në Turqi, e publikoi në uebsajtin e tij më 2 gusht.
Bota
Papa Leoni XIV nis Vitin e Ri me meshë solemne
Papa Leoni XIV e nisi Vitin e Ri me një meshë, gjatë së cilës përsëriti thirrjen për paqe në botë. Ati i Shenjtë solli në vëmendje edhe Vitin Jubile për besimtarët katolikë, që mbyllet më 6 janar të 2026.
“Në këtë ditë, le të lutemi të gjithë së bashku për paqen: së pari, midis kombeve të përgjakura nga konflikti dhe vuajtjet, por edhe brenda shtëpive tona, në familjet e plagosura nga dhuna ose dhimbja. Në agimin e vitit të ri, Liturgjia na kujton se për secilin prej nesh, çdo ditë mund të jetë fillimi i një jete të re, falë dashurisë bujare të Zotit, mëshirës së Tij dhe përgjigjes së lirisë sonë. Është bukur ta shohësh vitin që vjen në këtë mënyrë: si një udhëtim të hapur për t’u zbuluar”
Sipas mediave të huaja, Papa pranoi se shumë njerëz dhe organizata në mbarë botën tashmë i janë përkushtuar përfundimit të dhunës dhe kanë krijuar nisma të panumërta për ndërtimin e paqes.
Pas një sezoni të ngjeshur Krishtlindjesh, Leoni XI ka disa ditë pushim para se të kremtojë festën e Epifanisë së kishës më 6 janar dhe të mbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
