Turqia, destinacion për pushime të sigurta edhe për turistët britanikë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jemi shumë të lumtur që erdhëm në Turqi… Në Turqi ndihem më i sigurtë se sa në shtëpinë time”, u shpreh turisti britanik, Tommy Doffie

Turistët britanikë që vizitojnë Turqinë, falë masave të ndërmarra kundër koronavirusit të ri (COVID-19), po shijojnë pushime të sigurta.

Muğla, një qytet në perëndim të Turqisë, përveç bukurive natyrore dhe me mundësitë për akomodim pret një numër të madh të turistëve ndërsa viteve të fundit u bë një ndër qendrat më të preferuara për pushime nga turistët britanikë.

Një nga turistët britanikë, Steven Dawlo në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se Muğla-n të cilën e duan shumë e vizitojnë dy herë në vit.

Për Dawlo Turqia është më e sigurtë se Britania e Madhe.

Ndërsa Tommy Doffie tha se edhe më parë disa herë e kishin preferuar Turqinë si destinacion për pushime.

“Jemi shumë të lumtur që erdhëm në Turqi… Në Turqi ndihem më i sigurtë se sa në shtëpinë time”, u shpreh ai.

Mark Roberts, nga ana tjetër tha se në Turqi po zbatohet shumë mirë rregulla e maskave dhe distanca fizike.

Një turist tjetër Gvant Wills deklaroi se populli turk është shumë mikpritës. Ndërsa Ban Ryan Rices vlerësoi masat që Turqia i mori gjatë pandemisë.

Ndërkaq, për një pushim të shëndetshëm të turistëve zbatohen masa të detajuara në çdo vend duke filluar nga avionët e deri tek hotelet.

Në kuadër të vendimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pushimore me Certifikatën Turizmi i Sigurtë i presin mysafirët e tyre.

Në hotelet dhe plazhet me flamuj blu, vizitorët hyjnë në det dhe pishinë duke i respektuar rregullat e distancës sociale.

Në vitin 2018 Muğla priti 1.027.304 ndërsa vitin e kaluar 1.137.108 turistë britanikë.

Share This Article