Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e pestë të përbashkët në Idlib

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Në kuadër të Marrëveshjes Turqi-Rusi, patrulla e pestë e përbashkët turko-ruse në autostradën M4 në Idlib është realizuar me kontributin e njësive ajrore dhe tokësore”, tha Ministria turke e Mbrojtjes

Forcat turke dhe ruse realizuan patrullën e pestë të përbashkët tokësor në autostradën M4 në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, në përputhje me Marrëveshjen mes Turqisë dhe Federatës Ruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të Marrëveshjes Turqi-Rusi, patrulla e pestë e përbashkët turko-ruse në autostradën M4 në Idlib është realizuar me kontributin e njësive ajrore dhe tokësore”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të “ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020”.

Share This Article