Turqia dhuron 16 milionë dollarë për Ushtrinë e Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot marrëveshjen me Turqinë, për një grant prej 16 milionë dollarësh, e cila pritet të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim, përcaktimin e parimeve në lidhje me dhënien e një shume të plotë në dollarë amerikanë të barabartë me 100.000.000 TL (njëqind milionë lira turke) që duhet të alokohet në disa vite, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100% e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi, në kuadrin e ligjeve të brendshme dhe pjesëve të buxhetit vjetor të Republikës së Turqisë.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të ngremë një shërbim të emergjencës civile në vend, sidomos pas tërmetit të nëntorit të vitit që lamë pas. Granti ndahet edhe në mallra e shërbime edhe në trajnime në sasinë prej 16 milionë dollarë “, tha kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi.

Sipas saj, në strukturën e marrëveshjes së grantit prej 16 milionë dollarësh, këto elemente janë të përcaktuar qartë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bëri të ditur se e gjithë asistenca përqendrohet në blerje të shërbimeve, mallrave e pajisjeve që rrisin kapacitetin e Forcave të Armatosura për të reaguar ndaj emergjencave civile.

“Këtë orientim e ka bërë vet pala shqiptare dhe në ndryshim nga marrëveshjet tradicionale kjo asistencë shtrihet në 5 vite. Por kjo nuk do të thotë se e tërë asistenca shtrihet në mënyrë të barabartë në 5 vite. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë në mënyrë që këto kapacitete të jenë sa më shpejt në dispozicion të forcave të armatosura”, u shpreh Koçi/ATSH

Share This Article