Turqia e akuzon Rusinë për okupimin e Krimesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu e ka akuzuar publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë.

Sipas Çavuşoğlut, veprimet e Rusisë për të aneksuar gadishullin janë të paligjshme dhe se Turqia nuk e ka ndërmend ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Ne nuk e njohim (aneksimin) e Krimesë, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë, ne nuk i fshehim këto politika”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ky prononcim i tij vije pak ditë pas dështimit të negociatave në mes të Turqisë dhe Rusisë për Sirinë.

Së fundmi në rajonin e Idlibit, Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të Ushtrisë turke dhe luftëtarëve pro-turk, çka ka ndikuar në acarimin e raporteve Turqi-Rusi.

Çavuşoğlu përveç okupimit rus të Krimesë është ndalur edhe te rasti i Gjeorgjisë. Ai është shprehur se Turqia e njeh integritetin territorial te Gjeorgjisë, pra nuk do të njoh Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, territore këto të okupuara nga Rusia në vitin 2008, gjatë konfliktit Rusi-Gjeorgji.

Share This Article