ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 50 minutes ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 53 minutes ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 1 hour ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 1 hour ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Turqia e kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro: E papranueshme!

albnews by albnews
19 August, 2023
in Technologji
0
Turqia e kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro: E papranueshme!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Turqia i ka kritikuar paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara (OKB) për bllokimin e ndërtimit të një rruge kontroverse në zonën mbrojtëse e cila e ndan Qipron, duke e quajtur “të papranueshme dhe tejet të gabuar” qasjen e tyre.

Një përplasje ndodhi të premten mes forcave turko-qipriote dhe paqeruajtësve të OKB-së në Pyla, një fshat i përzier etnikisht në zonën që patrullohet nga OKB-ja mes Republikës së njohur ndërkombëtarisht të Qipros në jug dhe shtetit të shkëputur turko-qipriot në veri.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Misioni i OKB-së në ishullin lindor të Mesdheut tha se paqeruajtësit e tij u sulmuan derisa po tentonin ta bllokonin “punën e paautorizuar ndërtimore” afër Pylas, fshatin e vetëm ku greko-qipriotët dhe turko-qipriotët jetojnë krah për krah.

Omer Celik, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e mbrojti ndërtimin e rrugës dhe e kritikoi qasjen e paqeruajtësve të OKB-së duke e quajtur si “të papranueshme”.

“Qasja e forcës paqeruajtëse të OKB-së që shërben në Qipro… ishte e papranueshme dhe tejet e gabuar”, shkroi Celik në X, i njohur dikur si Twitter.

Ai tha se ajo qasje “që kishte për qëllim t’i kënaqte greko-qipriotët, ia ka dëmtuar reputacionin” misionit të OKB-së në Qipro.

Autoritetet në Republikën e vetëshpallur të Turqisë në Qipron Veriore (TRNC), e cila njihet vetëm nga Turqia, i hodhën poshtë pretendimet e misionit të OKB-së, duke i quajtur “të pabaza”.

Celik tha të shtunën se Turqi e “përkrah plotësisht” TRNC-në, dhe i bëri thirrje misionit të OKB-së t’i trajtojë barabartë turko-qipriotët.

Qipro është e ndarë që nga viti 1974 kur forcat turke e uzurpuan pjesën e saj veriore si përgjigje ndaj puçit ushtarak të porositur nga junta që asokohe ishte në pushtet në Greqi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result