Turqia goditet nga një tërmet prej 5 shkallësh të Rihterit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me fuqi të dridhjes prej 5 shkallësh të Rihterit është regjistruar në provincën juglindore turke, Siirt, të enjten në mëngjes. Lajmin e bëri të ditur Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan në orën 8 e 45 minuta sipas kohës lokale, njoftoi kjo agjenci.

Autoritetet gjithashtu bënë të ditur se deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar nga ky tërmet, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Share This Article