Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Në një reagim në rrjete sociale, Vuçiçi thotë se në fokus të takimit të tyre ishte rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka thënë presidenti serb.
Kujtojmë se Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por kjo çështje nuk u përmend nga presidenti serb.