Turqia liron 18 ushtarë të regjimit sirian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia liroi 18 ushtarë të regjimit sirian, të cilët ishin kapur në veri-lindje të Sirisë, theksoi Ministria turke e Mbrotjes.

“Tetëmbëdhjetë elementë të regjimit, të kapur në juglindje të Ras al-Aïn më 29 tetor janë lënë të lirë në përfundim të një koordinimi me autoritetet e Federatës së Rusisë”, theksoi Ministria turke në Twitter.

Ankaraja kishte theksuar më herët se diskutimet me Moskën po vazhdonin për të mundësuar lirimin e 18 ushtarëve të regjimit sirian.

Turqia filloi një ofensivë më 9 tetor kundër milicisë kurde të Njësive për Mrojtjen e Popullit, q ëajo e cilëson terroriste, por që mbështetet nga vendet perëndimore në kuadër të luftës kundër Shtetit Islamik.

Share This Article