Turqia merr sot drejtimin e KFOR-it në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Lajmi është bërë me dije nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Në artikullin e publikuar dje, ata njoftojnë se të martën do të mbahet ceremonia e pranimit të komandës, e cila deri më tani ka qenë e udhëhequr nga trupat italiane.

Zyrtarët e Ministrisë Turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Burime theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it. “Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë se me alokimin e misionit të KFOR-it ndaj Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive.

Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Share This Article