Turqia merr vendim që t’i vaksinojë fëmijët mbi 12 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria turke e Shëndetësisë mori vendime të reja lidhur me numrin e dozave të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për vazhdimin e luftës efektive kundër pandemisë, ministria mori vendime të reja lidhur me numrin e dozave të vaksinës kundër COVID-19 dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.

Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike.

Po ashtu është njohur e drejta për dozën e katërt të vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personave në grupet me përparësi.

E drejta për dozën e katërt u është njohur personave që kanë bërë dy doza Sinovac një dozë BioNTech, për shkak se disa vende kërkojnë dy doza BioNTech për personat që dalin jashtë vendit.

Në këtë kuadër mund të aplikohet doza e katërt për ata persona që dëshirojnë.

Share This Article