Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani, shkruan AFP.

Mijëra njerëz duan të ikin nga Afganistani, që kur talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Siç raporton The Guardian, Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani – kështu është vendosur që të ndërtohet muri prej 295 kilometrave që do të shërbej si barrierë dhe do të jetë i veshur edhe me tela gjembor.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.

Share This Article