Turqia në bisedime me Britaninë për blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia është në bisedime me Mbretërinë e Bashkuar për blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter, sipas një burimit të Ministrisë së Mbrojtjes turke. Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler do të flasë sot për këtë çështje me homologun e tij britanik Grant Shapps, tha i njëjti burim.

Turqia dëshiron të blejë versionin më të fundit dhe më të avancuar të Eurofighter, shtoi ai, duke sqaruar se dëshira e Ankarasë është të blejë gjithsej 40 Eurofighter të rinj, 20 në fazën e parë dhe 20 në fazën tjetër.

I njëjti burim tha gjithashtu se procesi për blerjen e F16-ve nga SHBA po vazhdon. “Ndërsa procesi i prokurimit dhe modernizimit të F16 vazhdon, i vetmi avion ku po përqendrojmë vëmendjen tonë është Eurofighter”, thuhet në deklaratë.

Share This Article