Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet ushtarake në Siri dhe aktivitetit intensiv të ushtrisë izraelite në lartësitë e Golanit.
Shefi i diplomacisë së Ankarasë duke folur për zhvillimet e fundit në Siri dhe qëndrimin e Izraelit, theksoi se “qeveria e re siriane nuk do të përplaset me Izraelin nëse ky i fundit respekton sovranitetin territorial të Sirisë” dhe shtoi, me ton kërcënues, se mund të aplikohen mjete të tjera kundër Tel Avivit nëse ata tregojnë qasje aneksuese dhe kontrolluese.
“Nëse Izraeli vepron ndryshe, mund të merren parasysh masa të tjera? Çdo qeveri që përfaqëson popullin e saj është një kërcënim për Izraelin. Izraeli e konsideron çdo qeveri që dëshiron të përfaqësojë të gjithë popullin e tij si një kërcënim. Qeveria e Izraelit nuk donte që Assad të largohej. Ata mund të kenë qenë të pakënaqur që Assad i kishte lënë vendin Iranit, por në përgjithësi ishin të kënaqur me të në një nivel personal”, u shpreh Fidan.
Sipas ministrit të Jashtëm turk, “Izraeli dëshiron të ruajë sigurinë maksimale të mundshme në disa zona dhe merr parasysh skenarët më të këqij të mundshëm”.
Ndaj sipas Fidan, Tel Avivi ka nisur një valë sulmesh duke bombarduar Sirinë. Por, Fidan nënvizoi se kjo është e papranueshme dhe se Izraeli “po përpiqet t’i imponohet një vendi sovran pa asnjë justifikim”.