Turqia nis prodhimin e helikopterëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erdogan ndez motorin e parë të mjetit fluturues “Made in Turkey”.

Ai foli gjatë me krenari për sukseset në teknologji. Po ashtu edhe për prodhimin e motorit të helikopterit të parë vendas, një hap i rëndësishëm për vendin.

Por ceremonia e përurimit nuk shkoi ashtu siç pritej.

Presidentit Erdogan, që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë, iu desh që të priste disa minuta derisa të ndizej motori.

Më në fund motori i helikopterit punoi. Për ta vërtetuar kërkoi edhe ndihmën e teknikës.

Më pas u pre edhe shiriti, dhe Erdogan kërkoi që gërshëra të mbetej kujtim për prodhuesit.

Share This Article