Turqia nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore, një entitet i njohur vetëm nga Ankaraja, ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.

Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujërat e pretenduar nga Greqia kanë krijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO-s, raporton Anadolu Agency.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

Dhe ndërsa tensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Twitter.

Prioritetet e sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor, tha Oktay.

Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”

Share This Article