Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se pilotët e FSK-së po e vazhdojnë rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.
“Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC, si dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri. Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor”, ka shkruar ai.