Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, sot, ku si pasojë humbën jetën 2.600 persona, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti turk bëri të ditur se vendi i tij do të shpallë shtatë ditë zie kombëtare-pra deri më 12 shkurt.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë, ku si pasojë pati mijëra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shembura.

Ekipit e shpëtimit edhe në këto orë të vona, po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

Deri më tani numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 10 mijë, kurse sipas ekspertëve vlerësohet se numri i viktimave do të jetë më i madh.

Share This Article