ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 4 hours ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 6 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 6 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 6 hours ago
Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Turqia “tradhëton” Perëndimin, palë me Rusinë: Kërkesat e saj, legjitime

albnews by albnews
8 June, 2022
in Bota
0
”Jubileu i platintë” vjen në Tiranë, britanikët bashkojnë politikën, festa mes batutave dhe ndonjë sikleti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov përcolli mesazhe pozitive pas takimit të shumëpritur me homologun turk, Mevlut Cavosoglu në Ankara, të fokusuara tek përpjekjet për çeljen e një korridori që të lejojë dërgesat e grurit ukrainas, të bllokuar në portet e vendit të përballur që prej muajit shkurt me agresionin e Moskës.

Bisedimet vijnë në kohën kur dhe vetë Turqia përballet me presionin të hapë Detin e Zi për anijet e NATO-s për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës.

RelatedPosts

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

“Ne jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga portet ukrainase. Jemi gati ta bëjmë këtë në bashkëpunim me kolegët tanë turq”, tha Lavrov.

Kryediplomati turk i cilësoi të drejtë kërkesat e Moskës për fundin e sanksioneve, në mënyrë që të ndihmohet zhbllokimi i drithit dhe mbërritja e tij në tregje.

“Nëse na duhet të hapim tregun ndërkombëtar ndaj drithit apo vajit të lulediellit ukrainas, ne e shohim heqjen e pengesave në rrugën e eksporteve të Rusisë si një kërkesë legjitime”, tha Cavusoglu.

Ekspertet thonë se një marrëveshje e tillë shmang rrezikun e konfrontimit midis NATO-s dhe Rusisë, duke pasur parasysh praninë e fortë detare të Rusisë në Detin e Zi.

Por analistët dyshojnë se Rusia është e angazhuar për të lehtësuar krizën e grurit dhe shtojnë se Moska mund ta shfrytëzojë situatën për interesat e saj.

Nëse gruri ukrainas mbetet i bllokuar, analistët thonë se Ankaraja do të përballet me presion në rritje për t’u dhënë anijeve luftarake të NATO-s hyrje në Detin e Zi përmes ngushticës të Bosforit në Stamboll, të cilën Turqia e administron sipas Konventës ndërkombëtare Montreux.

Ankaraja është më se e ndërgjegjshme për dëshirën e Moskës që Turqia ta mbajë Bosforin të mbyllur për anijet e NATO-s, gjë që i jep Turqisë një epërsi të fuqishme në bisedimet me Rusinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result