Turqia urdhëron arrestimin e 149 personave të dyshuar për lidhje me Gylenin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia të hënën ka dhënë urdhër për arrestimin e 149 personave, kryesisht pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë, për shkak të dyshimeve për lidhje me rrjetin për të cilin Ankaraja thotë se e ka organizuar puçin e dështuar të vitit 2016.

Zyra e prokurorit në provincën perëndimore Balikesir e urdhëroi arrestimin e 74 personave. Të gjithë ishin shkarkuar më parë nga forcat e sigurisë. Në këtë listë u përfshinë edhe gjashtë ish-komandantë policie.

Prokurorët në provincën Gaziantep e urdhëruan arrestimin e 33 personave, përfshirë 24 zyrtarë në detyrë në sektorin e sigurisë.

Në provincën Bursa, prokurorët dhanë urdhër për arrestimin e 42 personave, përfshirë gjashtë ushtarë që tash për tash janë në detyrë, shkruan “Reuters”.

Autoritetet turke kanë ushtruar shtypje të vazhdueshme ndaj përkrahësve të dyshuar të klerikut Fetullah Gylen që nga puçi i dështuar i korrikut të vitit 2016, kur 250 njerëz ishin vrarë.

Share This Article