Turqia vaksinoi mbi 700.000 punonjës shëndetësore në 4 ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësor në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 4 ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech te stafi i kujdesit shëndetësor.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor.

Pas vaksinimit të mbi 1 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në Turqi, do të vaksinohen banorët dhe punëtorët në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve, si dhe objektet e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara. Ky grup me përparësi do të ndiqet nga njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.

Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë ditëve të punës dhe gjatë gjithë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

Këtë javë presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit.

Share This Article