Turqia vendos shtetrrethimin e natës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Restorantet, vendet kulturore dhe shumica e bizneseve në Turqi tani do të duhet të mbyllen në 22:00 me orën lokale, si pjesë e masave që synojnë të ndalojnë rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Nga kufizimet e reja do të preken restorantet, sallat e dasmave, pishinat, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, parukeritë, furrat e bukës dhe pastiçeritë”, tha Erdogan.

“Shërbimet e shpërndarjes së ushqimit përjashtohen nga kjo masë”, shtoi ai.

Prej disa javësh, shifrat e rasteve të infektimit janë rritur në vend, veçanërisht në Stamboll, qendra ekonomike dhe kulturore e vendit.

Turqia e kaloi pragun e 10 000 viktimave nga COVID-19 në fund të tetorit, me më shumë se 380 000 raste të regjistruara zyrtarisht deri më sot.

Share This Article