Turqia vret 100 ushtarë sirianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia konfirmoi sot se ka neutralizuar më shumë se 100 ushtarë të regjimit të Damaskut, si kundërpërgjigje ndaj një bombardimi sirian që la të vdekur pesë ushtrisë nga Turqia, në veriperëndim të Sirisë.

“Sipas burimeve tona, janë neutralizuar 101 anëtarë të regjimit sirian, tre tanke dhe dy topa janë shkatërruar si dhe një helikopter është goditur”, deklaroi Ministria turke e Mbrojtjes në një komunikatë.

Ministria turke e Mbrojtjes theksoi se Turqia do të vazhdojë edhe sot në mbrëmje bombardimin e pozicioneve siriane.

Më herët, pesë ushtarë turq u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një bombardimi nga regjimi i Damaskut kundër pozicioneve të Ankarasë në provincën e Idlebit, në veriperëndim të Sirisë./ATSH/

Share This Article