Bashkimi Evropian pret ende propozime konkrete dhe realiste nga ana e Britanisë së Madhe, gjë që do të mundësonte rënien e hipotezave të një divorci pa marrëveshje, njoftoi sot në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Të 27 shtetet e BE-së, presin ende propozime konkrete dhe realiste nga ana e Londrës mbi mënyrën për të dalë nga ngërçi mbi Brexit”, shkruan në një postim në Twitter lideri evropian.
Tusk dha këtë prononcim pas një takimi në Bruksel me kryenegociatorin e BE-së për Brexit, Michel Barnier.
Vetëm 44 ditë nga data e planifikuar e Brexit, një largim i rregullt i Britanisë së Madhe nga BE-ja është ende shumë i pasigurt.