Tusk: Merrni mbi vete përgjegjësinë, jo vetëm për veten dhe interesat tuaja, por për të gjithë Europën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
European Council President Donald Tusk attends a press conference following a special meeting of the European Council to endorse the draft Brexit withdrawal agreement and to approve the draft political declaration on future EU-UK relations on November 25, 2018 in Brussels. - The European Union's top official urged British lawmakers to ratify the Brexit deal Prime Minister Theresa May has negotiated with European leaders, warning it will not be modified. "This is the best deal possible for Britain, this is the best deal possible for Europe. This is the only deal possible," Jean-Claude Juncker, the president of the European Commission, said after a Brussels summit. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Vetëm një javë para se të merret vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me hapjen e negociatave, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka bërë edhe njëherë thirrje për të gjitha vendet e Bashkimit Europian që të marrin mbi vete përgjegjësinë, jo vetëm për veten dhe interesat e tyre, por për të gjithë Europën si e tërë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve dhe politikanëve të pjesës tonë në Europë: Merrni mbi vete përgjegjësinë, jo vetëm për veten dhe interesat tuaja, por për të gjithë Europën si e tërë, për Europën si komunitet”, deklaroi Tusk gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare “GlobSec”.

Tusk theksoi se “varet vetëm nga ju nëse Bashkimi Europian do t’i mbijetojë kësaj epoke kritike, të rindërtojë vetëbesimin dhe vendosmërinë e tij. Dikush mund ta trajtojë BE-në si burim parash dhe vlerat e saj me skepticizëm. Një qasje e tillë mund të sjellë përfitime të brendshme politike, por është një lojë shumë jetëshkurtër. Kohët e sotme kërkojnë nga Europa Qendrore pjekuri dhe seriozitet strategjik. Dikur vetëquheshin si “europianët e rinj” se ne ishim shpresa dhe e ardhmja e Bashkimit Europian. Koha po vjen kur historia do të na thotë “Frenoni”. Do të ishte mirë që fjalët tona të mos ishin thjesht një bllof”./ATSH/

Share This Article