Tusk: Shumë shpejt emrat e posteve kyçe në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsultimet mbi lidershipin e ri të BE-së kanë treguar se, pavarësisht faktit se ka pikëpamje të ndryshme dhe interesa të ndryshme, ne kemi vullnetin e përbashkët për ta finalizuar së shpejti këtë proces, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

”Do të vazhdoj konsultimet me udhëheqësit dhe shpresoj se mund të vendosim nesër”, shtoi ai.

”Ka një interes të përbashkët për mbylljen e lojës të emërimeve para seancës së parë të Parlamenti Evropian. Për këtë arsye unë do të vazhdoj të konsultohem me udhëheqësit një nga një deri në fillim të samitit”, theksoi Tusk.

“Mbetem optimist pasi të gjithë kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të konkluduar sa më shpejt”, përfundoi Tusk./ATSH/

Share This Article