• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Zëri i Amerikës: Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do i paguajë Becchettit 110 milionë euro

Tweet-i që i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro

by albnews
13 April, 2021
in Albania, Rajoni
0
4
VIEWS

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet (ICSID) pranë Bankës Botërore vendosi përfundimisht të lërë në fuqi vendimin për dëmshpërblimin nga Shqipëria të sipërmarrësit italian Becchetti dhe ortakëve të tij në vlerën 110 milionë euro. Megjithatë kryeministri Rama, ashtu si ministri i tij Ahmetaj në Mars 2020, vazhdojnë të përsërisin se nuk do të paguajnë kokërr leku, tashmë kanë filluar bllokimet në llogaritë e huaja të shtetit shqiptar. E vërteta është se pasi përdori mjetin e anullimit të vendimit, Shqipëria nuk duket të ketë mjete të tjera në dispozicion për kundërshtimin e vendimit sipas Konventës të ICSID. Ndërkohë, detyrimi vazhdon të rritet pandalur për shkak të kamatëvonesave.

Por, cilat janë arsyet që çuan në marrjen e këtij vendimi? Megjithëse, vendimi është 286 faqe dhe 914 paragrafë, në fakt arysyet kryesore që i krijuan bindjen Tribunalit ishin katër. Këto arsye do t’i shtjellojmë në vijim në mënyrë që çdo qytetar, i cili për mungesë kohë apo kuptueshmërie të gjuhës së ndërlikuar juridike nuk do ta lexojë vendimin e plotë, të kuptojë se cfarë konkretisht i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro.

Së pari, Tribunali pranoi se hetimet filluan nga një qeveri që ishte pranë një kanali televiziv konkurrent me kompaninë e Becchettit dhe kundër një kanali kritik me qeverinë (Agon Channel). Konkretisht, Becchetti dhe ortakët e tij arritën të provojnë para gjyqtarëve se qeveria kishte lidhje të ngushta me televizionin Top Channel. Si shembuj të këtyre lidhjeve të ngushta, ata sollën faktet se Ëngjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte përfaqësuar si avokat Top Channel në një gjyq kundër Becchettit në Romë. Po, ashtu ish-drejtori dhe ish-zëvëndësdrejtori i këtij kanali u emëruan në detyra të rëndësishme, përkatësisht kryetar i Bordit të AMA dhe drejtor i IMT-së në Bashkinë Tiranë gjatë qeverisjes së Ramës.

Ndërkohë, sa i përket faktit që Agon Channel kishte një qasje kritike ndaj qeverisë, para panelit u paraqitën mesazhet kërcënuese të Erion Veliaj ndaj gazetares Sonila Meço për raportimet e dasmës së tij në Shtator 2014 dhe zbulimin e skemës së mashtrimit me kartat e identitetit që lejonte një person të votonte mbi 20 herë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Së dyti, Tribunali pranoi si të vërtetë se në një takim të organizuar ndërmjet Becchettit dhe Ëngjëll Agaçit, ky i fundit i kishte deklaruar se për të kuptuar pse bizneset e tij po hetohen, ai duhet të bisedonte me Enkelejd Jotin, asokohe drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Në Mars 2017, Enkelejd Joti do të zëvëndësonte në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të QSUT, Ogerta Manastirliun. Në të njëjtën bisedë, Agaçi e kishte “këshilluar” Becchettin se nuk është ide e mirë të kundërtosh qeverinë.

Së treti, Tribunali pranoi se proçesi penal, i filluar ndaj Becchettit dhe ortakëve të tij, kishte të meta të konsiderueshme. Gjithashtu, gjyqtarëve vërejti se Shqipëria kishte sinjalizuar sistemin e Interpolit për ndalimin e Becchettit dhe dy ortakëve të tij. Por, dy herë që Interpoli kishte kërkuar informacion mbi akuzat që mbështesnin urdhër-arrestet, nga shteti shqiptar nuk ishte dhënë asnjë përgjigje. Kjo solli fshirjen e urdhër-arresteve në sistemin e Interpolit në Prill 2017. Me interes është fakti se në pjesën përshkruese të veprimeve proceduriale del qartë se shteti shqiptar ishte me vonesë për përmbushjen e çdo detyrimi apo kërkesë ndaj Tribunalit. Vonesat u evidentuan nga palët paditëse dhe u kërkua që të mbaheshin parasysh në momentin e caktimit të dëmshpërblimit.

Së katërti, Tribunali konstatoi se në 9 Qershor 2015, menjëherë pasi doli urdhëri i sekuestrimit të televizionit Agon, kryeministri Rama shkroi në Twitter “Bllokimi i parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”. Po, ashtu Tribunali konstatoi se 8 ditë më pas, i ftuar në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama deklaroi se “…ne do ta shkundim sistemin gjyqësor nga themelet”.

Deklaratat e kryeministrit në Twitter dhe Opinion, së bashku me provat dhe faktet e tjera, krijuan bindjen e Tribunalit se Becchetti dhe ortakët e tij ishin viktima të një fushate politike, me qëllim shkatërrimin e plotë të një kanali televiziv për të favorizuar konkurrentët e tij pro-qeveritar dhe për të shuar një zë kritik, që po fuqizohej me shpejtësi në tregun shqiptar.

Në fakt, arsyeja e katërt mbi të cilën u mbështet vendimi i Tribunalit është thelbësor për të kuptuar mentalitetin me të cilin kryeministri Rama ka qeverisur këto tetë vite. Me bindjen se Shqipëria nuk kishte nevojë për institucione të tjera përveç tij, dhe se ai vetë ishte kryepolic, kryehetues, kryeprokuror a kryegjyqtar, vendimet që në fakt i takonin organeve të drejtësisë, i shpallte vetë në Twitter a Facebook. Ndoshta në Afganistan a Siri, me të cilët renditemi krah për krah për nga numri i azilantëve, ky standard mund të jetë normal. Por, për tre gjyqtarët, nga presidenti nga Australia, dhe dy anëtarët nga Zvicra e Mbretëria e Bashkuar, ky standard ishte i papranueshëm.

Ndaj, e vetmja arsye që ka sot kryeministri për t’u krekosur, ndaj një vendimi që do bënte me turp çdo shtetar të përgjegjshëm, është autorësia e tweet-it më të shtrenjtë në botë, plot 110 milionë euro, në kurriz të qytetarëve të tij.

Previous Post

Studimi: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe

Next Post

Basha: Shumë socialistë të ndershëm po na bashkohen

albnews

albnews

Related Posts

Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet
Albania

Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet

11 May, 2025
Këto janë rezultatet e tre kutive të para të numëruara
Albania

Këto janë rezultatet e tre kutive të para të numëruara

11 May, 2025
KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare
Albania

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

11 May, 2025
Next Post
Basha me qytetarë: Nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj

Basha: Shumë socialistë të ndershëm po na bashkohen

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

11 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

11 May, 2025
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM