Twiter mbush 14 vjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 14 korrik të vitit 2006, Twitter hyri në përdorim, kurse, sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.

Twitter ishte krijuar në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass.

Shërbimi shpejtë fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë.

Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS” e internetit.

Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë.

Ideja për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ – Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit.

Share This Article