Twitter i bllokon përgjithmonë llogarinë kongresmenes amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Twitter ka marrë vendim të dielën që t’ia ndalojë përgjithmonë llogarinë personale Përfaqësueses Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marjorie Taylor Greene, për postimet e saj të cilat thuhet se shkelnin në mënyrë të përsëritur politikat e dezinformimit sa i përket COVID-19, duke përkrahur teori të shumta konspirative.

Kongresmenja nga Gjeorgjia është anëtarja e parë e Kongresit që iu është bllokuar përgjithmonë llogaria nga Twitter, raporton CNN.

Twitter ka lëshuar më parë një pezullim afatshkurtër për llogarinë e saj, pasi ajo bëri postime rreth COVID-19 që i quajti “mashtruese”.

Greene është vënë nën kritika edhe më parë për vërejtjet mbi pandeminë. Janarin e kaluar, Twitter bllokoi përkohësisht llogarinë e Greene pasi ajo debatoi me një zyrtar të zgjedhjeve shtetërore mbi akuzat për mashtrim të votuesve.

Twitter më parë kishte ndaluar përkohësisht llogarinë e Greene për ndarjen e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe në lidhje me COVID-19.

Share This Article