Elon Musk është zyrtarisht pronar i Twitter.
Marrëveshja për blerjen e platformës sociale, përfundoi mbrëmjen e së mërkurës dhe i kushtoi plot 44 miliardë dollarë manjatit të biznesit.
Megjithatë, nisja nuk ka qenë aspak e butë.
Pronari i Teslës ka pushuar nga puna drejtuesit e sektorëve kryesorë të kompanisë, nën argumentin se e kanë mashtruar lidhur me shifrat reale të llogarive në këtë rrjet social.
Duke folur në lidhje me ish-presidentin Trump, i cili u largua nga Twitter në fillim të këtij viti Musk tha se do ta anulonte atë ndalim, duke e quajtur Twitter-in “të njëanshëm dhe majtist”.
Brenda orëve nga marrja e përgjegjësisë së Twitter, dhe përpara se blerja e përfunduar të konfirmohej edhe zyrtarisht, Musk thuhet se kishte bërë hapin e parë drejt mirëseardhjes së ish-presidentit.
“Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump,” tha shefi ekzekutiv i Tesla në një konferencë të Financial Times në maj. “Mendoj se ishte një gabim. Ai tjetërsoi vendin dhe nuk rezultoi që Donald Trump të mos kishte zë. Mendoj se ishte një vendim moralisht i keq dhe marrëzi në ekstrem.”
Sipas raporteve të shumta, ai shkarkoi Vijaya Gadde, kreun e drejtësisë dhe politikave, së bashku me shefin ekzekutiv, shefin financiar dhe këshilltarin e përgjithshëm të Twitter.
Gadde, e cila iu bashkua kompanisë në vitin 2011 si këshilltare e përgjithshme, ishte ngritur për t’u bërë gruaja më e fuqishme e Twitter, me një përgjegjësi që mbulonte moderimin, politikat publike dhe çështjet ligjore. Si e tillë, ajo është anëtarja e stafit më e zellshme për pezullimin e Trump dhe largimi i saj flet për planet e ardhshme të Musk.