Tymi toksik mbulon Elbasanin, 17 orë punë për shuarjen e flakëve, disa vatra në landfill mbeten aktive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tymi toksik ka mbuluar Elbasanin mëngjesin e kësaj të mërkure, 2 korrik. Edhe pse zjarri është izoluar në fushën e mbetjeve, disa vatra që mbeten aktive.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, zjarrfikësit po përdorin edhe një taktikë tjetër me hedhjen e inerteve për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Puna e rreth 40 forcave zjarrfikëse po vijon prej 17 orësh, ndërsa aktualisht zjarri ka intensitet më të ulët. Gjatë natës, era ka favorizuar përhapjen e shtëllungave të tymit.

Ka edhe mjete të tonazhit të rëndë që po punojnë në brendësi të landfillit.

Kjo situatë përsëritet shpesh në qytetin e Elbasanit, duke u kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës.

Share This Article