U aksidentua me makinë, ndërron jetë themeluesi i kompanisë së njohur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Isak Andic, themeluesi miliarder i komanisë së njohur të rrobave, Mango, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari humbi jetën pas një rënieje në një luginë ndërsa po ecte në një vargmal jashtë Barcelonës. Sipas gazetës El Pais, djali i tij ishte i pranishëm në vendin e aksidentit.

Andic, i cili kishte origjinë turke, e themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984, dhe sot ky zinxhir operon në 120 vende. Pasuria neto e Andic është vlerësuar nga Forbes në 4.5 miliardë dollarë.

Toni Ruiz, CEO i Mango, shprehu ngushëllimet e tij, duke theksuar se largimi i Andic ka lënë një boshllëk të madh.

“Të gjithë ne jemi, në një farë mënyre, trashëgimia e tij dhe dëshmia e arritjeve të tij. Varet nga ne që të sigurojmë që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak dëshironte dhe për të cilin ai do të ndihej krenar”, tha ai.

Share This Article