U arratis në Korenë e Veriut, SHBA: Ushtari ka kaluar me dashje dhe pa autorizim kufirin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ushtar amerikan që po përballej me masa disiplinore ushtarake, kaloi përtej kufirit të armatosur rëndë nga Koreja e Jugut për në Korenë e Veriut, thanë zyrtarët amerikanë të martën. Ai bëhet amerikani i parë i arrestuar në Korenë e Veriut pas  gati pesë vjetësh.

Dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë se ushtari i arrestuar ishte i klasit të dytë, Travis King, i cili sapo ishte liruar nga një burg i Koresë së Jugut, ku ishte mbajtur me akuza për sulm. Ai do të përballej me veprime disiplinore ushtarake shtesë në Shtetet e Bashkuara.

King, i cili është në fillim të të 20-ave, po shoqërohej në aeroport për t’u kthyer në Fort Bliss, Teksas. Por në vend që të hipte në aeroplan, ai u largua duke iu bashkuar një turi në fshatin kufitar Korean të Panmunjom, ku vrapoi përtej duke kaluar kufirin.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon të martën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, nuk përmendi e emrin e ushtarit, por konfirmoi se një pjesëtar i shërbimit amerikan ka të ngjarë që tani të jetë në paraburgim në Korenë e Veriut.

“Ne jemi duke monitoruar dhe hetuar nga afër situatën. Po punojmë për të njoftuar të afërmit e ushtarit,”- tha Austin, duke vënë në dukje se ai ishte i shqetësuar për mirëqenien e fizike të ushtarit.

Detaje rreth King, duke përfshirë qytetin e tij të lindjes dhe se me çfarë akuzash shtesë do të përballej, nuk u bënë menjëherë publike. Është ende e paqartë se si ai arriti të largohej nga aeroporti ndërsa po e shoqëronin.

Komanda e OKB-së e udhëhequr nga Amerika tha se ai besohet të jetë në paraburgim në Korenë e Veriut dhe se komanda po punon me homologët e saj të Koresë së Veriut për të zgjidhur incidentin. Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk raportoi menjëherë për kalimin kufitar.

Rastet e amerikanëve ose koreano-jugorëve që dezertojnë në Korenë e Veriut janë të rralla, megjithëse më shumë se 30,000 koreano-veriorë kanë ikur në Korenë e Jugut për të shmangur shtypjen politike dhe vështirësitë ekonomike që nga fundi i Luftës Koreane të viteve 1950-1953.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, thotë se Departamenti i Shtetit është në kontakt me departamentin e Mbrojtjes. Ushtari amerikan, sipas tij, e ka kaluar “me dashje dhe pa autorizim” kufirin për të shkuar në Korenë e Veriut. Apnews

Share This Article