TEPELENË– Mesditën e sotme u arratis nga burgu i Bënçës në Tepelenë, Eduart Çakaj, i cili ndodhej në paraburgim, pas akuzohet për trafik droge. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Çakaj u arrestua nga Policia pak minuta më vonë dhe tani ndodhet sërish në qeli. Mësohet se ai është arrestuar nga gardiantët 500 metra larg burgut.
Si ndodhi arratisja?
Çakaj ka qenë sot në gjyq dhe në momentin që furgoni që e transportonte ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut, i dënuari ka zbritur nga mjeti dhe është larguar me shpejtësi. Ai ka mundur të ecë 500 metra larg burgut,në dretim të fshatit Bënçë, por pas 20 minutash është kapur nga gardiantët dhe policët e komisariatit të Tepelenës.