U arrestua me urdhër të SPAK, Berisha publikon foton: Kjo është makina e mikut të Ramës, kriminelit Pëllumb Gjoka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet një makinë, për të cilën Berisha pretendon se është e biznesmenit të arrestuar gjatë ditës së sotme, Pëllumb Gjokës.

Sipas Berishës, makina ka qëndruar në 14 maj para qendrës së votimit 324 në Vëlipojë, për të tmerruar zgjedhësit.

Ai shtoi se nga ana tjetër, banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.

Reagimi i Berishës:

Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera. #sb

Share This Article