Boksieri shqiptar Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani pasi u arrestua pak ditë më parë për një dënim të papërfunduar në Greqi, i lidhur me një incident të ndodhur 14 vite më parë në Selanik. Sipas burimeve për gazetarin Ernest Koçi të Report TV, Marku tani ndodhet në gjendje të lirë, por nuk mund të largohet nga Gjermania deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë mbi ekstradimin e tij në Greqi.
Marku ka një dënim të mbetur prej rreth gjashtë muajsh për një sherr të ndodhur në vitin 2009, për të cilin shteti grek ka kërkuar ekstradimin. Tashmë, boksieri do të presë vendimin e autoriteteve gjermane, ndërkohë që ndjekësit dhe mbështetësit e tij shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë dhe të favorshme për kampionin shqiptar.ejt shtetit helen.
32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.
Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.
Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.