U arrestua një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm polak paralajmëron grevë urie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski i cili u arrestua një ditë më parë, ka njoftuar se do të fillojë një grevë urie.

The guardian shkruan se Kamiński dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wąsik, të dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, u dënuan për shpërdorim të detyrës për veprime të ndërmarra në vitin 2007.

Ditën e djeshme, çështja e tyre mori një kthesë dramatike pasi dy politikanët u strehuan në pallatin e presidentit Andrzej Duda përpara se të arrestoheshin.

Në një deklaratë për mediat kryeministri i vendit, Donald Tusk, tha se presidenti po pengonte drejtësinë duke u dhënë strehim të kërkuarve.

Share This Article