U arrestuan në veri të Kosovës për krime lufte, gjykata cakton masën për tre serbet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre serbëve të arrestuar për “krime lufte kundër popullatës civile” u është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim, ka konfirmuar ekipi mbrojtës i të dyshuarve.

Njëri prej avokatëve të të pandehurve ka deklaruar para mediave të enjten se klienti i tij akuzohet për krime, por nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

“Ata ngarkohen për veprën penale të krimit të luftës. Por t’ua them të drejtën, nga arsyetimi i kërkesës për caktimin e paraburgimit, nuk keni mundur të shihni se për çfarë ngarkohet konkretisht, se çfarë ka ndodhur dhe kur si dhe se përse këta njerëz e kanë këtë akuzë. Thash edhe më herët, një kërkesë paraburgimi kaq konfuze, të paqartë, joprofesionale e të keqe nuk kam parë deri më sot në 28 vjetët e mia sa merrem me avokaturë”, ka deklaruar avokati Ljubomir Pantovic.

Sipas avokatit, kërkesa për paraburgim është “krejtësisht e kundërligjshme, e paqartë dhe joprofesionale”, ndersa ka shtuar se njëri prej të arrestuarve ka probleme shëndetësore.

“Mjerisht gjyqtari e pranoi një kërkesë konfuze, të keqe, boshe dhe joprofesionalisht të përpiluar për caktimin e paraburgimit, i cili është i përpiluar jashtëligjshëm, pa fakte, pa dëshmi dhe dua që me këtë rast të them se, mjerisht, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, që është kompetent për procesimin e krimeve të luftës, nuk ka mjaftueshëm fuqi apo vullnet e dëshirë që këto veprime t’i zbatojë në përputhje me Ligjin”, ka thënë Pantovic, raporton Koha.

Sipas tij, Gjykata nuk ka marrë parasysh as mendimin e mjekut të një prej të të dyshuarve se “paraburgimi do t’ia përkeqësojë gjendjen në mënyrë drastike”.

Share This Article